Maqedoni

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në kushtetuese, LSDM dhe VMRO nuk gjejnë gjuhë të përbashkët

10.06.2021 16:46

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar me kundërshtimin midis tyre rreth zgjedhjes së dy anëtarëve të ri në Gjykatën Kushtetuese...

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar me kundërshtimin midis tyre rreth zgjedhjes së dy anëtarëve të ri në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Komisionit, Kostadin Kostadinov, tha se bëhet fjalë për një cirk të panevojshëm para qytetarëve e që ka për qëllim bllokimin e ekipimit të institucioneve nga VMRO-DPMNE. Ai mohoi emrat e kandidatëve të janë të njohur sepse, sipas tij, ata paraqiten kur të nis shqyrtimi i kësaj pike të rendit të ditës.
 
“I siguroj qytetarët se përskaj të gjitha përpjekjeve për bllokim dhe bojkot nga ana e VMRO-DPMNE-së ne jemi të obliguar që të sigurojmë institucione funksionale të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Nëse do ta dinin procedurën kolegët nga VMRO-DPMNE do ta dinin se nuk mund të flasim për propozime pa hapur pikën e rendit të ditës, praktikisht propozime akoma nuk kemi. Nuk ka asnjë propozim për gjykatës të kushtetueses. Ata nuk zgjidhen me 2/3, ata zgjidhen me shumicë.”,- tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
 
Nga VMRO-DPMNE mohuan se po bllokojnë zgjedhjen e anëtarëve të ri në Gjykatën Kushtetuese. Koordinatori i kësaj partie, Nikolla Micevski, tha se anëtarët e Komisionit kanë kërkuar të drejtën për vërejtje procedurale të cilat sipas nuk janë lejuar.
 
“Për fat të keq edhe ligji është i tillë siç është që propozimet të vijnë gjatë fillimit të mbledhjes pa pasur mundësi që paraprakisht të debatohet në opinion, por intenca është e qartë atë që Zaev e bën me gjyqësorin në të gjitha nivelet po ndodh edhe me Gjykatën kushtetuese dhe do të jetë humbje për shtetin  dhe Gjykatën kushtetuese.”,- theksoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Micevski shmangu emrat e kandidatëve të cilët i apostrofoi VMRO-DPMNE si kandidatë për kushtetuese. Ndryshe, Gjykatën kushtetuese e përbëjnë 9 gjykatës me mandat prej 9 viteve dhe të njëjtit i zgjedh Kuvendi.
 
NAIM RAMADANI