Tusk, president i Këshillit të Evropës
01.12.2014 16:59
Ish-kryeministri polak, Donald Tusk, është inauguruar sot si president i Këshillit të Evropës......

Kjo është hera e parë që një politikan nga ish-blloku sovjetik ka zënë një post të rangut të lartë në institucionet e Bashkimit Evropian. Tusk, vjen në këtë pozitë pas belgut, Herman Van Rompuy, i cili ka shërbyer në dy mandate të njëpasnjëshme që nga viti 2009.
Tusk, synon që ta rimëkëmbë ekonominë e BE-së, si dhe negocimin me Rusinë për çështje të ndryshme.
Ai, ka qenë kritikues i Rusisë rreth marrjes së Krimesë, si dhe për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainën Lindore. Tusk, ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pavarësisht kostos për ekoniminë e BE-së.
