Maqedoni
Tregu i punës i goditur nga pandemia, pa punë mbetën punonjësit me paga të ulëta
10.06.2021 17:44
Kriza socio-ekonomike ka ndikuar në tregun e punës, pandemia ka lënë pa punë rreth 7,500...

Kriza socio-ekonomike ka ndikuar në tregun e punës, pandemia ka lënë pa punë rreth 7,500 punëtorë vetëm në gjysmën vjetorin e parë të vitit 2020.
“Shumica e vendeve të humbura të punës janë punëtorët me pagë të ulëta pa një kontratë zyrtare me shkrim të punës, ndër të cilat një pjesë e konsiderueshme janë punëtorët që punojnë prej në shtëpi, gjë që tregoi se punëtorët që edhe para pandemisë ishin të pasigurt janë të goditur më së shumti.”,- deklaroi ekspertja ekonomike, Despina Tumanoska.
“Analiza e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregon se humbjet më të mëdha të punës janë kontratat me afat të caktuar. Këto kontrata skadojnë dhe punëdhënësit nuk i vazhdojnë ato kontrata dhe në këtë mënyrë shumë punëtorë gjatë pandemisë i kanë humbur vendet e tyre të punës.”,- tha kryetari i Lidhjeve të Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.
Sindikatat dhe punëdhënësit dakordohen se nevojiten vende të sigurta pune për të zbutur çrregullimin ekonomik. Theksojnë se është e nevojshme të punohet për uljen e ekonomisë gri.
“Ekonomia gri ekziston në të gjithë botën, madje edhe në vendin tonë, qëllimi është që ajo të reduktohet me disa kufij normal. Që kjo të shkojë mbar nuk është e mjaftueshme për t’i rritur gjobat ose për të rritur ndërgjegjësimin për pagimin e taksave, por ne duhet të përcaktojmë saktësisht arsyet pse ata njerëz janë në ekonominë joformale.”,- tha Angell Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve.
Sipas ekspertëve, gjashtë paketat e masave ekonomike kanë pasur efekt dhe kanë parandaluar mbylljen e vendeve të punës por sfidat akoma vazhdojnë të jenë të pranishme.
SEDAT SELIMI
