Maqedoni
Carovska: Viti shkollor përfundoi me sukses
10.06.2021 18:01
Ky vit shkollor përfundoi me sukses, mësimi online i imponuar nga pandemia dha rezultate....

Ky vit shkollor përfundoi me sukses, mësimi online i imponuar nga pandemia dha rezultate. Ky ishte vlerësimi i ministres së arsimit, Milla Carovska, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2020/2021.
“Ky vit shkollor ishte sfidë të cilën të gjithë së bashku e kaluam me sukses. Ju a uroj vitin e përfunduar shkollor me sukses dhe ju dëshiroj pushim të këndshëm veror.”,- tha Milla Carovska nga MASh.
Carovska njëherit paralajmëroi mundësinë që në shtator viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike.
“Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse si dhe zyra e kryeministrit po shqyrtojnë se cilat janë mundësit për fillimin e vitit shkollor nga muaji shtator, dhe në momentin kur do të kemi informacion zyrtar do të informojmë opinionin dhe ajo nuk do të jetë në muajin gusht, por shumë më herët.”,- u shpreh ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
Carovska mbetet e vendosur që ta çojë deri në fund reformën në arsimin fillor, përfshirë digjitalizimin e librave.
GYLTENE SINANI
