Maqedoni
Pagesa e K-15, ankohen sindikatat: Shteti për dikë nënë e për të tjerët njerkë
10.06.2021 18:15
Qeveria miratoi me rebalancin e buxhetit mjete për pagesën e të ashtuquajturës K15...

Qeveria miratoi me rebalancin e buxhetit mjete për pagesën e të ashtuquajturës K15 për një pjesë të punonjësve të administratës e kjo ka shkaktuar një varg reagimesh në vend. Nga vendimi nuk përfitojnë punonjësit në shëndetësi, policia, ushtria dhe arsimi. Sindikatat e shëndetit janë të bindura se ata që ishin heronjtë e pandemisë, nuk mund të mbeten pa resurs vjetor. Nga sindikatat kërkojnë miratimin e një marrëveshje të përgjithshme kolektive që do të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës.
“Për një pjesë të administratës shtetërore, shteti është nëna e për sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm që gjithashtu financohen nga buxheti, shteti është njerka.”,- tha kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
"Në vend kemi 120 mijë administratorë që marrin paga nga buxheti, këtu janë ushtria, policia, arsimi dhe nëpunësit civilë, por me një fjalë, të gjithë i quajnë nëpunës civilë dhe nuk bëjnë ndonjë ndryshim sipas klasifikimi sipas veprimtarisë. K15 nuk do të marrin të gjithë, do të marrin nga 16 deri në 17 mijë nëpunës civilë, sepse marrëveshja kolektive që u nënshkrua në 2019, është diskriminuese.",- tha kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski.
