Maqedoni
Zaev: Japim çdo ditë argumente për fillimin e bisedimeve
10.06.2021 18:43
Në fjalimin e tij në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Zaev tha se plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor...

Në fjalimin e tij në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Zaev tha se plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor, mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Ai porositi megjithatë BE-në se qytetarët kërkojnë vendim pozitiv për anëtarësim në BE, sepse alternativë tjetër për RMV-në nuk ka.
“Të dyja vendet jemi anëtare të NATO-s, partnere dhe ndihmojmë njëra-tjetrën. Të dyja vendet jemi para sfidës së hapur të ardhshëm të proceseve tona drejt integrimeve të BE-së e çdo ditë u japim argument shtesë miqve europianë që të sjellin vendimin e rëndësishëm për fillimin e bisedimeve, por ne jemi të vendosur se për ne nuk ka rrugë tjetër përveç atij të BE-së dhe qytetarë i duan vlerat europiane, e do të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë deri në qëllimin përfundimtar për më shumë mirëqenie, prosperitet ekonomik për shqiptarët dhe të gjithë etnitetet që jetojnë në RMV.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
