Izairi: Të gjithë të kontribuojmë për uljen e ndotjes
Ulja e ndotjes së ajrit varet nga të gjithë ne.....

Kështu tha ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, i cili theksoi se kjo varet se sa qytetarët vendosin të lënë automjetet në shtëpi, apo të mos përdorin lëndë për ngrohje që shkaktojnë ndotje.
“Nuk varet nga ministria, por varet nga të gjithë ne se si do të sillemi me cilësinë e ajrit, se si sillemi me ato rekomandime që ne i japim. Nëse ju në këtë ditë do të shfrytëzoni të gjithë veturat tuaja, apo do t’i lini në shtëpi, ajo varet nga ju. Nëse ju të gjithë katër anëtarët e familjes, të gjithë me veturat tuaja edhe atë pa eurostandarde, do të udhëtoni nëpër qytet, kjo varet nga ju, e jo nga ministria. Nëse veturat i lëmë në shtëpi, sigurisht do të ketë më pak ndotje të ajrit. Por, varet edhe me çka ngroheni”- deklaroi ministri i Pushtetit Lokal, Nurhan Izairi.
Izairi, njëherit theksoi se ministria në Shkup ka mbyllur ndotësit e mëdhenj, por cilësia e ajrit nuk po rritet, prandaj mbetet që të gjithë ne të kujdesemi për cilësinë e ajrit, duke i respektuar rekomandimet e Pushtetit Lokal. (Naim Sinani, TVM2)
