Botë

Kurti përplaset me Brnabiq për njohjen e Kosovës

10.06.2021 19:38

Më 15 qershor Kosova dhe Serbia pritet te ulen përballë njëra tjetrës në tryezën e dialogut me ndërmjetësim e Bashkimit Europian..

Më 15 qershor Kosova dhe Serbia pritet te ulen përballë njëra tjetrës në tryezën e dialogut me ndërmjetësim e Bashkimit Europian, por testin e parë e patën ne Tiranë në një tjetër tryezë, atë të liderëve të Ballkanit Perëndimor ku Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq u përplasen për njohjen e Kosovës.
 
Polemikat mes dy kryeministrave ishin të forta. Bërnabiq e cilësoi provokim qëndrimin e Kurtit, që sipas saj nuk pranoi të nënshkruante deklaratën e përbashkët te liderëve te Ballkanit për faktin se nuk figuronte emri Republika e Kosovës. Albin Kurti fajësoi Serbinë se po pengon nismat rajonale, me kryesorja minishengenit Ballkanit, të cilin preferon ta quaje me emër tjetër.
 
“Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova. Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera", tha Kurti.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka propozuar një Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë (SEFTA) si kornizë të re bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Evropian.