Botë

Liderët e G7: 1 miliard doza vaksinash në vendet e varfra

11.06.2021 12:12

Udhëheqësit e G7 do të zotohen të shpërndajnë një miliard doza të vaksinave Covid...

Udhëheqësit e G7 do të zotohen të shpërndajnë një miliard doza të vaksinave Covid në vendet e varfra në samitin që hapet sot në Kornuall.
 
Qëllimi është që t’i japin fund pandemisë në 2022. Londra do të dhurojë 100 milionë doza. Shtetet e Bashkuara janë zotuar të furnizojnë me 500 milionë vaksina Pfizer në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si edhe Bashkimin Afrikan. Grupi i udhëheqësve të kombeve të pasura pritet të bjerë dakord për të siguruar një miliard doza të vaksinave të korona-virusit në një përpjekje kolektive për t’i dhënë fund pandemisë. Udhëheqësit e Kanadasë, Japonisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar, po përcaktojnë gjithashtu një plan për të zgjeruar prodhimin e vaksinave për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.