Izairi: Nuk dihet sasia e mbeturinave të rrezikshme
Ministria e Ekologjisë në bashkëpunim me “Norsk Energy”, kanë prezantuar studimin e përgatitur nga ekspertët e Universitetit të Shtipit, ku si qëllim ka të tregojë objektivat për kontributin dhe mënyrën e trajtimit të mbeturinave në periudhat e ardhme kohore......

Me këtë rast, ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, ka deklaruar se ky projekt do të mundësojë që ekzekutivi dhe sidomos dikasteri i Ekologjisë, të përballet me sukses në menaxhimin e mbeturinave në të ardhmen.
“Ky studim do të tregojë se si duhet të veprohet me këto mbeturina, cila do të jetë pjesa e pjesës ligjore që do të duhet të ndryshohet dhe të gjitha drejtimet e zhvillimit të mëtutjeshëm. Masat që do të duhen të ndërmerren pasi t’u ketë kaluar afati, do të duhet kuvendet komunale, gjegjësisht kryetarët e komunave të marrin vendime, të cilat vendime, domethënë forma dhe si duhet të veprohet, janë taksativisht të dhënë në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekologjisë”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.
Gjithashtu, ministri Izairi theksoi se shteti ka informacione se ka mbeturina të rrezikshme, por përmes këtij studimi, do të fitohen informacione se sa është niveli i mbeturinave dhe si do të duhet të trajtohen ato. (Ersan Pajaziti, TVM2)
