Botë
G7 premton 1 miliard doza të vaksinave, BE lehtëson kufizimet gjatë verës
11.06.2021 17:12
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë do të dhurojë 1 miliardë vaksina kundër COVID-19 vendeve më të varfra....

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë do të dhurojë 1 miliardë vaksina kundër COVID-19 vendeve më të varfra. Gjysma e dozave do të dhurohen nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër nga anëtarët e tjerë, theksoi kryeministrit britanik, Boris Johnson, duke shtuar se vetë Britania e Madhe do të kontribuojë me 100 milionë vaksina. Presidenti I SHBA-ve Biden u bëri thirrje aleatëve për bashkim që sa më shpejt ti jepet fund pandemisë dhe të forcojnë pozitat strategjike të demokracive më të pasura në botë.
“Më lejoni ta them përsëri, pa asnjë prapavijë. Donacionet tona të vaksinave nuk përfshijnë presion për favorizime ose koncesione të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t'i dhënë fund kësaj periudhe pandemike.”,- tha presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Ndërkohë 27 shtetet e BE-së miratuan një propozim të modfikuar të komisionit evropian ku do të lejohen udhëtarët e vaksinuar plotësisht të lëvizin në vendet e BE-së,14 ditë pas vaksinimit pa teste për virusin korona apo detyrimeve për karantinë. Kufizimet për udhëtarët e tjerë do të bazohen në situatën epidemiologjike të shtetit prej nga ata vijnë. Vendimet e reja vijnë në kohën kur blloku evropian prezantoi edhe certifikatat për COVID-19, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar ose nëse ka imunitet ndaj sëmundjes apo ka dalë negative dhe të njëjtat do të jenë të gatshme më 1 korrik.
Kina së fundmi ka aprovuar vaksinën “Sinofarm” të aplikohet tek fëmijët prej moshës 3 deri në 17 vjeç. Ky vendim pason vendimin për aplikimin e vaksinës “Sinovaks” tek kjo moshë e popullatës. Ndërkohë, deri tani numri i personave të rritur të vaksinuar në Evropë kalon një të katërtën e popullatës së përgjithshme.
LEUNORA KALIQI
