Maqedoni
Kovid-19, dy të vdekur, 20 të infektuar e 30 të shëruar
11.06.2021 17:28
Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 20 raste të reja pozitive me Covid-19...

Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 20 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 2.885 testime të realizuara. Po ashtu janë regjistruar edhe 2 viktima, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 30 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë nga Covid-19 janë prekur 155 mijë e 507 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.470 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149 mijë e 612 pacientë. Aktualisht në vend ka edhe 425 raste aktive.
