Maqedoni

Futboll, sonte nisin ethet e EURO 2020, ekskluzivisht në TVM2

11.06.2021 17:44

Ethet e garës më të rëndësishme europiane të futbollit EURO-2020 nisin sonte në ora 21...

Ethet e garës më të rëndësishme europiane të futbollit EURO-2020 nisin sonte në ora 21 me ndeshjen Itali-Turqi që luhet në Romë të Italisë. Ky eveniment i madh sportiv që ishte programuar të zhvillohej verën e vitit të kaluar pas situatës së krijuar me Covid-19 ishte shtyrë për këtë vit. Surpriza e këtij evropiane do të jetë edhe Maqedonia e Veriut që aventurën e saj e nis të dielën kundër Austrisë. Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se presin futboll cilësor.

 
“Na ka munguar futbolli. Shpresojmë që do të shohim ndeshje të mira tanimë kësaj radhe kemi edhe 5 shqiptarë që luajnë për Maqedoninë, do të jetë shumë mirë.”,- u shpreh qytetar.
 
“Mirë do të shohim futboll. Të shohim cila kombëtare do të jetë më e mirë, nuk kam preferenca.”,- theksoi një qytetar.
 
TVM2, 51 ndeshje drejtpërdrejt me komentim në shqip
 
E sigurish si çdoherë TVM2 do të përkujdeset për të përcjell emocionet e veçanta që ofron ky eveniment. Shikuesit shqiptarë do të kenë kënaqësinë që të gjitha ndeshjet t’i përcjellin me komentim shqip. 
 
“Servisi Publik saktësisht redaksia e sportit është e gatshme dhe fillojmë prej sot deri më 11 korrik me transmetime ekskluzive. Të gjitha 51 ndeshjet do të jenë të transmetuara në mënyrë direkte në programin tonë, nuk do të ketë vetëm futboll, do të ketë edhe studio, do të ketë edhe mysafir special, do të ketë edhe intervista ekskluzive nga vet vendi i ngjarjes, do të ketë komentatorë që do të komentojnë ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga Bukureshti dhe Amsterdami.”,- deklaroi redaktori i sportit në TVM2,                                                                                    Mustafa Ademi. 
 
Europiani pa tifozë nuk krijon asnjë emocion, kështu që edhe UEFA ka vendosur hapjen e pjesshme e diku edhe të plotë të stadiumeve. Do të ketë tifozë në të gjitha 51 ndeshjet që do të zhvillohen deri në fund të kampionati por se vendimi se sa tifozë mund të lejohen u është lënë në dorë vendeve ku do të zhvillohen ndeshjet dhe jo nga UEFA.  Ky europiane jo si zakonisht kësaj radhe do të zhvillohet në më shumë shtet si në Angli, Skoci, Holandë, Rusi, Hungari, Rumani, Azerbajxhan, Danimarkë, Gjermani dhe Spanjë ndërsa finalja e madhe e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Wembley të Londrës më 11 korrik. 
 
ZEKIRJA MEXHITI