Maqedoni

VMRO-DPMNE: Protesta para Ministrisë së Jashtme

11.06.2021 18:05

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka protestuar sot para Ministrisë së Jashtme...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka protestuar sot para Ministrisë së Jashtme, pasi vlerëson se pikërisht ky institucion është përgjegjës për negociatat me Sofjen si dhe ka premtuar fillimin e bisedimeve me BE-në. Nga protesta u apelua te qeveria që, siç thuhet, të zbardh bisedimet e fshehta me Bullgarinë. 
 
"Apelojmë tek institucionet, sidomos deri tek Zaev, Dimitrov dhe Osmani, të paraqiten në Kuvend, si shtëpi ku ndodhen të zgjedhurit e popullit dhe atje, përmes deputetëve, ti njoftojmë qytetarët dhe opinionin se për cilat anekse plotësuese negociohet lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë. Por edhe pse opinioni u mashtrua në vitin 2017 se Marrëveshja me Bullgarinë i ka zgjidhur të gjitha kontestet maqedonase-bullgare dhe e ka hapur rrugën drejtë BE-së.", tha Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE.