UNSHM: Nxënësve po u kërkohen para për dëftesat

12.06.2021 13:20

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme....

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, ka njoftuar  Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, rreth ankesave që po marrin nga nxënësit e  shkollave të mesme nga disa qytete , se po u këkrohen  para për lëshimin e dëftesave.

Sipas ankesave të nxënësve, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Tetovë , I faturon dëftesat prej  150 dhe 200 denarë ,  Shkolla e Mesme Ekonomike po në Tetovë , ka një cmim fiks prej  150 denarëve për dëftesën e shkollimit të mesëm, 100 denarë sipas nxënësve, kërkon edhe gjimnazi  “Zef Lush Marku”  në Shkup,  shkolla e mesme “Mirce Acev” në Prilep kërkon 30 denarë. 

UNSHM përkujton se marrja e dëftesa nuk është vendim opsional, por një dokument i detyrueshëm që ligjërisht vërteton përfundimin e vitit shkollor. Kërkesa e parave, I vë nxënësit para dilemës, të paguajnë ose jo për të vërtetuar që kanë mbaruar shkollimin, që deri në përfudnimin e shkollës së mesme në vendin tonë është falas dhe i obligueshëm.

Përkujtojnë se ky  fenomen, bie ndesh me  paragrafin 2, nenin 3 të Ligjit për arsimin e mesëm. Edhe Deklaraat Universale për të drejtat e njeriut, nënshkruese e së cilës është  edhe Maqedonia e Veriut, përcakton qartë në nenin 26 të saj, se të gjithë duhet ta gëzojnë të drejtën e edukimit, pa pagesë.

Nga UNSHM përkujtojnë edhe se marrja e parave nga nxënësit është shkelje e ligjit dhe ata që bëjnë një veprim të tillë,  mund të dënohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.