Demostrata të reja në Bregun Perendimor, adoleshenti palestinez vdes nga të shtënat e ushtrisë izraelite
Demostrata të reja u zhvilluan në qytetet e Bregut Perëndimor...

Demostrata të reja u zhvilluan në qytetet e Bregut Perëndimor, Nablus, Qalqilya dhe Ramallah. Ushtarët izraelitë me forcë e përdorim armësh dhe gazi lotsjellës, shpërndanë protestat kundër vendbanimeve të paligjshme hebraike.
Një adoleshent palestinez u vra dhe shumë palestinezë të tjerë u plagosën.
Vrasja e të riut u konfirmua nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë, megjithatë, nuk u dha detaje të tjera. Ministria shtoi se gjashtë palestinezë u plagosën nga plumbat e vërtetë dhe u dërguan në një spital në Nablus.
Sipas shifrave izraelite dhe palestineze, rreth 650 mijë kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor.
Ligji ndërkombëtar i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe e konsideron të paligjshme të gjithë veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve hebraike atje.
Në vitin 1967 Izraeli pushtoi pjesë të mëdha të territoreve palestineze, duke përfshirë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Gadishullin Sinai dhe pjesën perëndimore të Lartësive të Golanit.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi disa rezoluta, duke e detyruar Izraelin të lëshojë territoret e okupuara, por Izraeli neglizhoi të gjitha.
