Kanada, marsh protestues kundër islamofobisë
Disa mijëra kanadezë marshuan në Ontario të Kanadasë....

Disa mijëra kanadezë marshuan në Ontario të Kanadasë, për të nderuar anëtarët e një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas sulmit ndaj tyre më 6 qershor , kur drejtuesi i një kamioni, u përplas me ta.
Salman Afzaal, gruaja e tij, Madiha Salman, u vranë së bashku me nënën e Salmanit dhe vajzën e tyre 15-vjeçare, teksa prisnin të kalonin rrugën. Djali i tyre 9-vjeçar, Fayez Afzaal, pësoi lëndime.
Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku ata u goditën nga kamioni i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si “një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja”.
Autoritetete larta e cilësuan si “sulm terrorist”. Marshi u përmbyll në një xhami rreth shtatë kilometra larg vendit të sulmit.
Xhamia i shërben komunitetit mysliman të Londrës me rreth 30.000 njerëz. Marshe të ngjashme u mbajtën edhe në Montreal, Otava, Toronto dhe Kuebek.
I dyshuari, Nathaniel Veltman, është akuzuar për katër akuza të vrasjes me paramendim dhe një akuzë për vrasje në tentativë. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
