Arabia Saudite, rregulla strikte për pelegrinazhin e haxhillëkut

12.06.2021 14:35

Arabia Saudite e ka kufizuar pelegrinazhin e haxhillëkut...

Arabia Saudite e ka kufizuar pelegrinazhin e haxhillëkut vetëm për banorët e vet dhe ka vendosur kufi prej më së shumti 60 mijë pelegrinëve për shkak të pandemisë së virusit korona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Ministria që e menaxhon pelegrinazhin, njoftoi përmes një deklarate se edhe brenda këtij numri të kufizuar, të drejtë për ta kryer haxhillëkun do të kenë vetëm personat mes moshave 18 e 65-vjeçare që e kanë marrë vaksinën kundër sëmundjes Covid-19, shkruan Reuters. 

Arabia Saudite edhe vitin e kaluar u detyrua që ta anulonte pelegrinazhin e haxhillëkut pas përhapjes së virusit të ri, që i detyroi qeveritë të vendosnin masa të rrepta në lirinë e lëvizjes.

Para pandemisë, në 2019, në këtë pelegrinazh morën pjesë rreth 2.5 milionë njerëz nga e mbarë bota.