“Covid 19”, 1 viktimë, 21 raste të reja, 7 të shëruar

12.06.2021 14:52

Në 24 orët e fundit në vend....

Në 24 orët e fundit në vend u regjistrua vetëm një viktimë nga Covid 19. Bëhet fjalë për një 72 vjecar nga Kumanova, që ndërroi jetë në kushte spitalore.

Nga 4037 tetsime të bëra, janë regjistruar ndëkrohë 21 raste të reja, prej tyre 6 në Kërcovë, nga 4 në Shkup e Tetovë, 2 në Prilep dhe nga një rast në Kumanovë, Dibër, Manstir, Veles dhe Ohër.

Numri i të shëruave është ndjeshëm më i ulët se ai i të infektuarve të rinj. Janë vetëm 7 të shëruar në këto 24 orë.

Aktualisht më shumë raste aktive ka në Shkup-189, në Kumanovë 53, në Prilep 33, në Tetovë 27 , në Kërcovë 25,  në Manastir dhe Ohër 18, në Gostivar 15. 

Qytetet e tjera kanë prej 7 deri në 1 pacient aktiv, ndërsa  7 qytete nuk kanë aktualisht asjnë rast.Vazhdojnë të ulen edhe numrat e të hospitalizuarve në vend. Kumanova  ka  aktualisht numrin më të lartë të  pacientëve Covid të shtruar - 16,  në Strumicë  9, në Prilep 8 , në Veles dhe Ohër 7, në Strugë 5, në Shkup, Manastir dhe Shtip 4, në Tetovë dhe Gostivar 2 dhe vetëm një pacient në Kërçovë.

Vazhdon vaksinimi në të gjitha pikat me interesim të shtuar çdo ditë. Vetëm të premten u vaksinuan  11,431 qytetarë,  1,477 prej të cilëve më dozën e parë. Që nga fillimi i imunizimit të popullatës, janë aplikuar 442,928 doza vaksinash dhe 187,120 qytetarë janë rivaksinuar. 

Një lajm i mirë vjen ndërkohë  për të gjithë ata që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Gjermani. 

Maqedonia e Veriut nuk është më në listën  e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e Covid 19.

Heqja nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë lehtëson udhëtimet në këtë vend. Nga lista e vendeve me rrezik të lartë janë hequr edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Greqia nga ana tjetër ka vendosur të njohë të gjitha vaksinat për ata që hyjnë në vend këtë verë, madje edhe ato të pa aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Megjithatë vlen ende detyrimi që personeli i hoteleve dhe anijeve të vaksinohet ose të testohet çdo javë.