Diplomacia ekonomike, këshilltarë të rinj ekonomik në 4 qendra Botërore
Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë...

Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë, do të dërgojnë këshilltarët e tyre ekonomik në Gjenevë, Bruksel, Çikago dhe Romë si pjesë e projektit “Diplomacia ekonomike”.
Prioritet i diplomatëve ekonomikë do të jetë tërheqja e investimeve të huaja dhe krijimi i mundësive për kompanitë vendase për depërtimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.
“Përveç diplomatëve nga MPJ, me nënshkrimin e këtij memorandum,do të munden edhe ministritë dhe insitucionet tjera të dërgojnë ekspertë që të bëhen pjesë e këtij rrjeti të diplomatëve, të këshilltarëve ekonomikë, mirëpo duke u fokusuar për tëmën për cilën ne e kemi përcaktuar si prioritet” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Ministria e Ekonomisë, do të kyçet drejprëdrejtë në këtë projekt të MPJ-së, një projekt shumë i qëlluar për vendin dhe në veçanti në këtë periudhë post-Covid do të kërkojmë që të ketë sa më shumë investime në RMV dhe njëkohësisht kompanit tona në bazë të planit për zhvillim ekonomik të fitojnë tregje të reja” – u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Qëllimi është që të afrimohen interesat nacionale ekonomike dhe të zgjerohet mbështetja që sigurohet për momentin. Në mënyrë shtesë intencat tona janë të identifikohet dhe shfrytëzohen mundësitë potenciale përmes fondeve globale për financim, siç është fondi i gjëlbër klimatik dhe fondi për adaptim ndaj kushteve klimatike” – deklaroi zv.Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.
Ministria e Ekonomisë, do të ketë këshilltarët e saj ekonomik në Gjenevë, Bruksel dhe Çikago, ndërsa ajo e Bujqësisë do të propzoj këshilltar në Romë.
Në kuadër të Diplomacisë ekonomike, MPJ ka nisur tashmë këshillarët e saj për në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dhabi ndërsa për pak kohë këshilltar ekonomik do të ketë edhe në Sofje. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
