Samiti i Qershorit, Osmani: Nuk kam përgjigje të saktë për epilogun
Për shkak të dallimeve të qëndrimeve me Bullgarinë...

Për shkak të dallimeve të qëndrimeve me Bullgarinë, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani , nuk mund me saktësi të tregojë rezultatin e samitit të BE-së dhe se nëse Maqedonia do t’i fillojë negociatat.
Ai theksoi se të gjitha bisedimet kanë të bjënë me propozimin portugez, teksa potencoi angazhimin e theksuar të vendeve antare të BE-së për fillimin e negociatave për RMV-në.
“Padyshim se edhe të gjithë ju vëreni një aktivitet të rritur të jashtzakonshëm nga të gjitha vendet antare dhe një qëndrim të qartë. Dhe jo vetëm nga presidenti Makron , por edhe nga persona të tjerë zyrtarë të vendeve antare të BE-së , se çështja e kredibilitetit të idesë evropiane në rajon është për Maqedoninë. Nëse në këtë dosje perfekte nuk ka përgjigje positive , me të vërtetë krijohet dyshimi në rajon, se sa është i besueshëm ky projekt. Mendoj se atë e ndjejnë edhe vendet antare që publikisht e vlersojnë punën tonë dhe arritjet tona,megjithatë mbeten dallimet me R.Bullgarisë.Unë nuk jam në gjendje për momentin të them se si do të jetë rezultati i 22 qershorit” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Propozomi i Portugalisë, Osmani: Është bazë e mirë për zgjidhje
Osmani theksoi se Qeveria edhe në baza bilaterale komunikon me Bullgarinë dhe se diplomatët e të dyja vendeve mundohen të organizojnë mbledhjen e dytë ndërqeveritare. Shpalosi se propozimi i Protugalisë parasheh monitoring nga ana e BE-së për implementinin e marrveshjes nga viti 2017, përmes udhëzimeve me afate të qarta dhe institucione përgjegjëse për impelementim të monitoruara në suaza të Këshillit për stabilizim dhe asocim.
“Kjo është njëra rrugë që e punojmë në bazë bilaterale.Ndërsa i dyti është propozimi i vetëm në tavolinë -propozimi i Portugalisë për të cilin ne vlerësojm se është bazë e mirë për zgjidhje.Është propozim që i adreson sensitivitetin e të tre palëve në proces dhe shpresoj që angazhimi jonë në këto dy shtigje, asaj bilateral dhe përmes propozimit të portugjez në fund të rezultojë me një zgjidhje që do të nënkupton zhbllokim të procesit të integrimit evropian” – u shpreh Osmani.
Osmani komentoi edhe protestat e fundit të opozitës të cilat sipas tij janë pa arsye, pasi që dyert e MPJ janë të hapura. Tha se është i gatshëm të bisedojë dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët ,pasi integrimi evropian është qëllim i të gjithë qytetarëve. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
