Krimi dhe korrupsioni, Spasovski: Nuk ka vetëm në RMV, ne po e luftojmë
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski....

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij gazetën sllovene “Dello” tha se Evropën më lehtë mund ta mbrojmë nga krimi nëse jemi pjesë e BE-së.
Por thotë njëkohësisht se megjithë përshtypjen e krijuar që në ballkan, përfshirë edhe vendin tonë, vlon krimi e korrupsioni, një dukuri e tillë është edhe në shtetet perëndimore.
“U krijua përshtypja se te ne ka më shumë krim dhe korrupsion se sa në vendet tjera. Detyra jonë është ta heqim këtë përshtypje. Jemi të përkushtuar në reformat në gjyqësi, diçka që është pozitive. Por çështje kryesore është se si të reformohet mendja dhe vlerat që të mos kërkojmë zbrazëtira juridike në ligje. Nëse arrijmë këtu, gjithçka është më lehtë”, - tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
VMRO-DPMNE: Stola druri tropikal, 500 euro për 7 dërrasa
Teksa pushteti thotë se bën të pamundurën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, VMRO-DPMNE akuzoi kryebashkiakun e Shkupit Petre Shilegov, se në vend të mbajë premtimet për investimet kapitale, preokupohet të vendosë 260 stola me nga 7 dërrasa nga një lloj druri tropikal nga Afrika e Jugut, që kushtojnë 500 euro seicila.
“Po flasim për prokurimin publik të 260 stolave me vlerë 123,000 euro. Çmimi është pothuajse 500 euro për stol. Ajo që për më tepër është për t'u habitur në tërë këtë prokurim publik, është specifikimi teknik i cili është një pjesë integrale e dokumentacionit të tenderit dhe në të cilin, dërrasat për një stol me mbështetëse dhe pa mbështetëse duhet të jenë të llojit të drurit tropikal Meranti- Iroko. Kjo lloj peme është një specie ekzotike që buron nga tropikët e Afrikës së Jugut . Mënyra faraonike e Shilegovit është shqetësuese” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Akuzojnë se Shilegov harroi premtimet për tunelin nën Kale, zgjatimin e Bulevardit Ilinden, urat, rindërtimin e Liqenit Treska dhe makineritë e reja për zjarrfikësit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
