Rritja e çmimit të naftës, Kovaçevski: Pa ndikim në standardin e qytetarëve
VMRO DPMNE akuzon se Qeveria me ribalanc....

VMRO DPMNE akuzon se Qeveria me ribalanc, ka marrë vendim për rritjen e çmimit të naftës për katër denarë , për të mbushur vrimën buxhetore të shkaktuar nga paaftësia e ekzekutivit për të menaxhuar ekonominë e vendit.
Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, siguron se rritja eventuale e çmimit të naftës , nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve.
Thotë se Qeveria po analizon gjithashtu uljen e mundshme të TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në 5 përqind.
“Si Qeveri, ne kujdesemi që çmimi i energjensëve të jetë i përshtatshëm për standardin ekonomik të popullsisë, si dhe për performancën ekonomike të bizneseve, që nuk do të rrezikonte standardet e jetesës së qytetarëve, ose produktivitetin dhe efikasitetin e kompanive. Llogaritjet janë ende duke u bërë, nuk ka asnjë vendim përfundimtar për shumën absolute. Do të ketë një ulje të mundshme të TVSH-së, pasi Komisioni Rregullator Energjetik të vendosë nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike” – u shpreh zv.Ministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.
