Diplomoi gjenerata e 17 në UEJL, Bexheti: Mos shikoni vetëm perëndimin, edhe këtu fitohet
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë....

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u mbajt ceremonia e gjeneratës së 17 të absolventëve, e bashkë me të, edhe “Dita e hapur” gjatë të cilës maturantët patën mundësi të njihen me ofertën akademike që ofrojnë fakultetet e UEJL-së. Rektori Abdylmenaf Bexheti u apeloi studentëve që të mos mendojnë vetëm për perëndimin mbas mbarimit të studimeve por të hedhin sytë nga kompanitë në vend ku gjithashtu mund të fitohet mirë.
“Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm social, profesional dhe intelektual me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër për këto tre dekada nga tranzicioni jonë shoqëror politik dhe ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithë secilit individualisht familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi. Kuptoj edhe arsyetimin dhe preferencën tuaj shpeshherë për t’ia mësyrë perëndimit, por ata që dinë dhe duan të jeni të sigurt që edhe këtu mund të fitohet dhe jetohet mirë.” – u shpreh Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
