Mbledhja e Komisionit për politikë të jashtme, Milloshoski cakton seancë për të mërkurën
Edhe pse një ditë më parë, ministri i jashtëm Bujar Osmani...

Edhe pse një ditë më parë, ministri i jashtëm Bujar Osmani potencoi se ka një javë të ngjeshur me aktivitete por është i gatshëm të referojë në Komision, kreu i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, Antonio Milloshoski, përmes një postimi në Facebook njoftoi se seancën do ta caktojë për të mërkurën në orën 15:00.
Në këtë seancë opozita do t’i kërkojë sqarime nga Osmani për draftin e Planit të Veprimit dhe udhërrëfyesin , për të cilin Kryeministri Zoran Zaev dhe i Dërguari Special, Vllado Buçkovski negociojnë me Sofjen.
Osmani: Do të bëj përpjekje që të jem në Shkup në orën 15:00
Ministri Osmani, përmes një statusi po në Facebook, njoftoi se se do të bëjë çdo përpjekje që të jetë në Shkup të mërkurën që t'u drejtohet deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme.
Pret që Milloshoski, të jetë kaq i zellshëm edhe në caktimin e seancës për amasadorët e rinj.
”Do të bëj të gjitha përpjekje për t'i dhënë fund ofensivës aktuale diplomatike dhe të jem në Shkup për disa orë të mërkurën për t'u drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlament. Pres të paktën me të njëjtin zell mga kryetari I Komisionit, Antonio Milloshoski, që të caktojë seancën në të cilën ata do të paraqesin tezat dhe ambasadorët e zgjedhur, e cila do të hapë rrugën për dërgimin e tyre në vendet që do të mbulojnë “, shkroi Osmani në përgjigjen e tij.
VMRO – DPMNE, ndërkohë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga protestat . Paralajmëron se do të vazhdojë të hënën edhe të martën me protesta nga ora 17:00 deri në orën 19:00.
