Aleanca për shqiptarët: Drejtorët plaçkisin nxënësit, dëftesat janë falas

13.06.2021 16:20

Aleanca për Shqiptarët reagon pas lajmit se në disa shkolla....

Aleanca për Shqiptarët reagon pas lajmit se në disa shkolla, nxënësit detyrohen të paguajnë për dëftesat e mbarimit të shkollimit të mesëm.

Ata pyesin publikisht se kush lejo ose më keq, kush urdhëron për pagesën e një shërbimi që duhet bërë falas në bazë të Kushtetuës dhe ligjeve.

I bëjnë thirrje inspektoriatit të arsimit të ndërhyjë me urgjencë e dënojë ata që shkelin ligjin, por edhe qytetarëve që të denoncojnë rastet e tilla.

“Ju bëjmë thirrje atyre drejtorëve të korruptuar, nga partia e korruptuar në pushtet BDI dhe të emëruar nga kryetarja më e dobët në historinë e Tetovës, Teuta Arifi, që urgjentisht të ndalojnë këtë formë të ulët të korrupsionit e keqpërdorimit. Këta funksionarë po i paralajmërojmë që tani se nëse prej sot e tutje dëgjojmë edhe një rast të vetëm të këtij fenomeni, nuk do të hezitojmë t’i publikojmë me emra, mbiemra dhe fotografi të gjithë ata që po plaçkisin familjet tona dhe ushtrojnë presion mbi mësimdhënësit” – tha Muzafer Etemi nga Aleanca për shqiptarët.