Zaev: LSDM është favorite në zgjedhjet lokale
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është i bindur se partia e tij është favorite në zgjedhjet lokale. Përmes një statusi të postuar mëngjesin e së dielës në facebook, Zaev thotë se qytetarët e dinë që progresi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me LSDM-në.
“Së bashku me qytetarët krijojmë masa dhe politika që garantojnë zhvillim dhe përparim dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë. Gjithçka që ata do të kërkojnë do të shënohet dhe analizohet, ndërsa projektet që janë reale dhe të realizueshme do të jenë pjesë e programit parazgjedhor dhe më tej në Programin për punën e komunëave. Kemi treguar që për ne fjala është e vlefshme dhe do ta tregojmë në të ardhmen, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Pavarësisht nga kandidati për kryetar komune, premtojmë se masat dhe programet do të zbatohen. Kjo është arsyeja pse ne jemi favoritë në këto zgjedhje, sepse qytetarët, publiku, të gjithë e dinë se progresi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me LSDM-në”, - shkroi Zaev në Fejsbuk.
