LSDM: E diela ditë për pushim, së shpejti votohet në Parlament

13.06.2021 13:29

LSDM edhe sot ka përkujtuar se qeveria e udhëhequr nga LSDM....

LSDM edhe sot ka përkujtuar se qeveria e udhëhequr nga LSDM,  po realizon premtimet e dhëna qytetarëve, duke zbatuar masat dhe politikat që sigurojnë kushte më të mira të punës.

Një prej masave  të premtuara e që pritet të hyjë në procedurë palramentare, është për marrëdhëniet e punës, që përcakton në ndryshimin e ri se e diela do të jetë ditë pushimi nga 1 tetori i këtij viti.

“Ndryshimet në ligj, të cilat u bënë me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve në dialogun social, parashikojnë që e diela të jetë ditë pushimi javor për të gjithë punëtorët, përveç atyre në aktivitetet ku procesi i punës nuk mund të ndërpritet. Por këta të punësuar, për punën e tyre të dielën,  do të marrin pagë ditore më të lartë me të paktën 50 përqind të pagës së rregullt, përveç kësaj, do të marrin një ditë pushimi në shtatë ditët e ardhshme. Sipas analizave të bëra, me këto ndryshime, e diela do të jetë një ditë pushimi për mbi 92% të punëtorëve në vend . Në të njëjtën kohë, ndryshimet në Ligjin për Tregtinë për punonjësit e tregtisë parashikojnë një pagë të dyfishtë dhe një ditë pushim, sepse është një aktivitet që nuk mund të ndërpritet. Zbatimi i ligjit do të jetë nën kontrollin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe ata që nuk veprojnë do të përballen me një ndalim pune 15-ditor dhe një urdhër pagese për kundërvajtje” – tha Jovana Trençevska, anëtare e Bordit Ekzekutv të LSDM-së.