Modeli zgjedhor, Selmani: Listat e hapura, imperativ i kohës
Ndryshimet për sa i përket modelit zgjedhor...

Ndryshimet për sa i përket modelit zgjedhor, vështirë se do të realizohen para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Për TVM 2, profesori universitar Bashkim Selmani, konsideron se modeli me tre njësi zgjedhore do të ishte i mirë , ndërsa listat e hapura, sipas tij, janë një proces i vonuar , edhe pse është ndryshim që qytetarët e presin me vite.
“Do të ishte mirë që të ketë të paktën tre njësi zgjedhore në nivel republikan , por të jetë edhe me lista të hapura. Listat e hapura janë një proces i vonuar, besoj se aty do të jetë edhe ndryshimi që e presin qytetarët që të përzgjidhen njerëz më profesionistë sepse nëse ne aderojmë në BE dhe pretendimet e tilla do të jenë nuk mund të kemi politikë mjekësh që aktualisht që deri më tani nuk janë shkencat politike apo shkencat që janë të specializuara dhe në këtë rast, do t’i jepej mundësia me lista të hapura që të përzgjedhen individ që do të ishin profesionistë po ashtu edhe të sukseshëm në jetën e tyre qoftë politike, juridike dhe ekonomike” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Ditë më parë ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq , deklaroi se partitë midis tyre janë dakorduar vetëm për implementimit e rekomandimeve të OSBE/ODHR-së, teksa u shpreh pesimist se mund të ketë marrëveshje lidhur me modelin zgjedhor. (Naim Ramadani, TVM2)
