Vauçerët turistik, qytetarët: Nuk duhet të ketë selektime

13.06.2021 14:35

Qytetarët me të ardhura të ulëta mujore....

Qytetarët me të ardhura të ulëta mujore që nuk e kalojnë shumën prej 30 mijë denarësh, edhe sivjet  mund të aplikojnë për vauçerë për pushime. 1250 qytetarë që do të marrin një vauçer turistik prej 200 eurosh dhe  pushimet e tyre gjatë verës mund t’i kalojnë në një nga qendrat e turistike të vendit.

Qytetarët e  anketuar nga TVM2,  përshëndesin këtë masë por ankohen për  dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për marjen e vaçuerëve dhe kanë paqartësi rreth aplikimit. 

Disa thonë së limiti prej 200 eurove,  është shumë i vogële të tjerët ankohen për numrin e vogël të vauçerëve, pasi kur i njejti plotësohet, suhmë mbeten pa e shfrytëzuar masën .

“Ne nuk e dimë se cili është limiti për një person për të aplikuar, dmth sa duhet të jetë pensioni, paga ose ndonjë gjë tjetër për të ditur se si të aplikojmë”.

“Po thonë që do t’i lshojnë,  po realititi më nfund shihet se a i lëshojnë apo jo. Për neve pensionistët mjaftojnë.  Më mirë diçka se sa hiç”.

“Edhe herën e parë nuk m’i kan lëshuar. Dy herë më kanë gënjyer, nuk i kam marrë”.

“Mirë është, ama dikuj i japin e dikujt jo. Duhet t’ju japin të gjithëve njësoj” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas autoriteteve, shpërndarja e vauçaerëve  përveç që do t`u mundësoj familjeve me të ardhura të ulëta të shkojnë  pushim vjetor, në të njëjtën kohë kjo masë ndihmon edhe turizmin vendor.

Kjo masë aplikohet që në vitin 2017 përmes Ministrisë së Ekonomisë, e sivjet për të janë ndarë 15 milion denarë.

Edhe sivjet vlen parimi “I pari që vjen, shërbehet i pari”. (Sedat Selimi, TVM2)