Dendias letër Osmanit: Implementoni në tërësi Marrëveshjen e Prespës

13.06.2021 17:55

Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Dendias....

Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Dendias, i ka dërguar një letër homologut të tij Bujar Osmani, përmes të cilës kërkon implementimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës.

Letra është dërguar pikërisht në ditën e ndeshjes së parë të përfaqësueses sonë në Kampionatin Europian , e në të potencohet se RMV duhet të përdorë shkurtesat “ NM” ose “RMV” në vend të asaj “ MKD”.

Sic njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Dendias thotë në letër se edhe pse sipas  Marrëveshjes, kodi “MKD” mund të përdoret në Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit, përdorimi i këtij akronimi konkret në “Euro 2020”, nuk mund të pranohet nga Greqia. 

Dendias përkujton se për të ruajtur dinamikën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, "Maqedonia e Veriut, duhet të përdorë një akronim që i përgjigjet emrit të saj kushtetues, të tilla si  "NM”  ose "RMV.

Në letër, Dendias theksoi se çështja duhet të zgjidhet duke ndryshuar emrin e Federatës së Futbollit dhe i kërkon Osmanit të ndërhyjë për të zgjidhur këtë çështje brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Një ditë më herët, ministri Osmani tha se meqë FFM është organizatë që nuk financohet nga buxheti, nuk mund të detyrohet nga qeveria të ndryshojë emrin. Shefi i diplomacisë u nis sot drejt Bukureshtit bashkë me kreun e eksekutivit  Zaev dhe ministrin e  ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për t’i dhënë mbështetje përfaqësueses së RMV-së që luan me fanellat zyrtare me shkurtesën jo sipas  emrit kushtetues.