Mickovski: Jemi larg BE-së për faj të Qeverisë aktuale
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një tribunë të Unionit të forcave të reja , ka theksuar se partia e tij i respekton interesat strategjike të partenerëve strategjikë, së bashku me BE-në por gjithmonë duke i respektuar interesat nacionale Maqedonase.
Ripërsëriti se identiteti, gjuha dhe historija janë çështje të pakontestueshme.
Tha se nuk i besojnë Zaevit, andaj do t’i vazhdojnë protestat duke mos lejuar nuk edhe një tradhëti kombëtare.
Premtoi se pas fitores do t’i përmirësojë të gjitha gabimet nacionale dhe strategjike të Qeverisë Zaev.
“VMRO-DPMNE ka pamje të qartë për interesat nacionale dhe strategjike të Maqedonisë sikur as një tjetër në shtet.Ne jemi Maqedonas, me gjuhë Maqedonase, identitet e histori. Me antarësim të merituar në NATO dhe meritojmë antarësim të shpejtë në BE dhe këtu e përmbyllim këtë debat. Vendi është jashtë BE-së jo vetëm se na bllokon Bullgaria, por se nuk kemi mbaruar as një detyrë që duhej ta bëjë kjo qeveri e korruptuar e Zoran Zaevit” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Dekreti i Bidenit, Mickovski: Lista e zezë, nuk do i zë politikanët e pushtetit
Për Mickovskin dekreti i Kryetarit të SHBA-ve ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin.
“Vendimi i kryetarit Bajden , qartë tregon se ka të bëje me krimin dhe korrupsionin, për të cilin dihet se është zgjeruar shumë, i stimuluar dhe mbrojtur nga pushteti nuk thonë as një fjalë. Nuk ka aq letra sa ka krim dhe politikan të korruptuar në pushtet për atë listë të zezë” – u shpreh Mickovski.
Mickovski nuk la pa kritikuar pushtetin për ngecje dhe keqmenaxhim në të gjitha fushat përshirë dhe premtimet për paga të larta dhe shëndetësi cilësore falas. Akuzoi për gjyqësor të politizuar ku as një pushtetar nuk vuan dënim me burg, por mbrohet Rashkovski.
Mickovski me këtë rast inkurajoi të rinjtë që të luftojnë për të drejtat e tyre për çka do ta kenë mbështetjen e tij.
Përmendi disa arritje të VMRO-DPMNE-së në mesin e të cilave liberalizimin e vizave dhe 10 raportet pozitive për fillimin e negociatave pa cënuar çështjet kombëtare. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
