Kinë, viktima e qindra të plagosur nga shpërthimi i gazit

13.06.2021 14:00

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi në Kinë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, në rrethin Zhangëan, të qytetit Shiyan, njoftojnë autoritetet lokale.

Autoritetet kanë munduar të shpëtojnë më shumë se 100 persona nga rrënojat, 37 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

pamjet  nga vendi i ngjarjes, tregojnë punëtorët e shpëtimit duke punuar nëpër rrënojat e shtëpive të rrafshuara.

Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti të rëndë.