Indi, regjistrohet numri më i ulët i rasteve në 70 ditë

13.06.2021 19:14

India regjistroi 4.002 vdekje të reja nga Covid-19...

India regjistroi 4.002 vdekje të reja nga Covid-19 dhe 84.332 raste të reja në 24 orët e fundit.  Duken të larta por megjthatë këto janë  shifrat më të ulta të regjistruara  në 70 ditët e fundit.

Të infektuar aktualisht janë 29,3 milionë. India më 10 qershor njoftoi gjithsej 6.148 vdekje, numri më i lartë i viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

India ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë pas SHBA-së, kurse për nga numri i vdekjeve radhitet e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit.

SHBA, 431 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur në SHBA në 24 orët e fundit  është ndërkohë 431 . Janë regjistruar edhe  11.315 raste  të reja në 24 orë.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e dytë.

BE vendosi: Dritë jeshile pasaportës digjitale të vaksinimit

Një lajm i mirë për europianët. BE ka vendosur të hapë kufijtë për lëvizje brenda rajonit. Ambasadorët e 27 vendeve i kanë dhënë dritën jeshile planit të koordinimit duke njohur vaksinimin e popullsisë të secilit prej shteteve. Tani ,  të gjithë ata që kanë një pasaportë të një prej vendeve të BE dhe që ka marrë pasaportën digjitale të vaksinimit mund të lëvizin pa kufizime.