“Blej pikturë për të mbështetur jetimin”, QSA me projekt të ri për bursa për jetimët

13.06.2021 18:22

Në përvjetorin 14 të themelimit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit....

Në përvjetorin 14 të  themelimit të  Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, në Kumanovë dhe Shkup, për 3 ditë rradhazi me sukses u realizua projekti “Blej Pikturë për të mbështetur Jetimin”.

4 piktorë,  punuan rreth 30 piktura dhe të njejtat i ekspozuan në sheshin e qytetit të Kumanovës si dhe në sheshin “Skenderbeu” në Shkup.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e tyre ua dedikuan jetimëve duke u siguruar kështu një bursë 1vjetore.

“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që ti bëjmë pikturat, ti shesim dhe me shitjen e tyre ti mbështetim jetimët, nga ana q eytetarëve kishte një interesim më të madh ngase ne pritnim, shpresojmë edhe sot të ket interesim të tillë. Mjetet e dedikuara do tëshkojnë për jetimët, ata do të aplikojnë dhe sigurisht ata që janë në gjendje më të vështirë do të fitojnë” - tha për TVM2 piktorja, Semra Rashiti.

“Me shitjen e këtyre pikturave ne si qëllim kemi që shumën ta dërgojmë deri te sigurimi i një burse 1 vjetore për jetimët, si organizatë tashmë kemi projektin për përkujdesje ndaj jetimëve ku përkujdesemi për më shumë se 100 jetimë, kurse nevoja akoma është më e madhe dhe më e nevojshme kështuqë vendosëm që përmes këtij projketi sadopak të solidarizohemi dh eta rrisim numrin e përkujdesjeve ”, tha nënkryetarja e QSA - RMV, Suhejla Azemi.

“I falenderoj piktorët apo artistët të cilët me duart dhe brushat e tyre të arta e bënë këtë eveniment magjepsës me piktura mbreslënëse që në vete ngërthejnë kuptimin e vet jetës, humanës e njerzores. Secila pikturë jep ndjesinë e veçant të përshkrimit të aktiviteteve tona të shumta dhe projekteve tona vjetore, mujore apo javore”, - tha para të pranishmëve Kryetari i QSA - RMV, Avdil Zimberi.

4 piktorët , punën për realizimin e këtij projekti fisnik, e bënë falas. Ndryshe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, vepron në RMV, Luginë të Preshevës si dhe në disa shtete evropiane ku jeton dhe vepron mërgata shqiptare. (Fatlum Aqifi, TVM2)