Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
14.06.2021 09:43
Sot fillon regjistrimi në vitin e parë në të gjitha shkollat e mesme....

Sot fillon regjistrimi në vitin e parë në të gjitha shkollat e mesme për vitin shkollor 2021/2022.
Sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shkollat e mesme publike ka 30.053 vende të lira.
Regjistrimi do të vazhdojë deri të mërkurën . Renditja me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 17 qershor pas orës 16:00.
Testi kualifikues do të organizohet në shkolla më 21 qershor , kur do të publikohen renditjet përfundimtare me rezultatet.
Aplikimi i dytë këtë muaj është në 23 dhe 24 qershor, dhe i treti është në 30 qershor
