Integrimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE, Borisov: Inkuadrimi , është strategji e Bullgarisë
Lideri i GERB në Bullgari, Bojko Borisov....

Lideri i GERB në Bullgari, Bojko Borisov, e cilëson anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Sqhipërisë në BE, si qëllim strategjik të Bullgarisë.
Ai ka njoftuar anëtarët e partisë se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev për marrëveshjen për fqinjësi të mirë, për të cilën thotë se është bazë e marrdhënieve të mira.
Borisov ka paralajmëruar se mënyra se si partia në pushtet dhe presidenti i vendit Rumen Radev negociojnë me RMV-në, mund të sjellë deri te urrejtja mes popujve. Theksoi se në 4 vitet e fundit, derisa ai ishte në pushtet, Bullgaria ka qenë fuqi udhëheqëse në Ballkan.
Borisov theksoi se historia është një çështje shumë me rëndësi, por kjo gjë duhet t’u lihet në dorë historianëve.
