Ulen shifrat COVID , KSI propozon heqjen e masave
Komisioni per Sëmundje Infektive....

Komisioni per Sëmundje Infektive propozon prej së mërkurës heqjen e orës policore Propozimi i plotë është që të hiqet ora policore, të gjitha ngjarjet organizative në hapësira të hapura mund të organizohen me kapacitet deri në 1.000 persona dhe përdorim të hapësirës deri në 50%, hiqet kufizimi i 100 personave në dasma.
Për rekomandimet Qeveria do të diskutojë dhe vendos në seancën e radhës.
Sipas ministrit Filipçe, situata epidemiologjike e lejon një gjë të tillë.
Dje, për herë të parë pas 284 ditëve, nuk ka asnjë fatalitet të regjistruar nga Covid 19.
Shpresëdhënës edhe numri i të infektuarve të rinj, vetëm 8 në 24 orë. Janë pak megjithatë të shëruarit, vetëm 9 por shpresojmë për më shumë të shëruar nga nesër, nga 437 personat që ende janë Covid aktivë.
Sot pritet të arrijë një sasi prej 30 mijë vaksinash “Sinovak”, donacion nga Turqia , e me to do të ketë më shumë vaksinime pas ditëve ku janë kryer më shumë rivaksinime për shkak të mungesave të sasive të reja.
