Shqipëri, Demokratët rizgjedhin Bashën kryetarë parie
14.06.2021 11:16
Lulzim Basha, është rikonfirmuar bindshëm në një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike...

Lulzim Basha, është rikonfirmuar bindshëm në një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike. Ishte kryetari i komisionit Zgjedhor në selinë blu, Jemin Gjana, ai që shpalli rezultatin përfundimtar për të 4 kandidatët.
“Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha.”, tha Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit Zgjedhor, PD.
I pari që e pranoi rezultatin ishte kandidati Fatbardh Kadilli, i cili dol i fundit në këtë garë.
“Unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve. Unë nuk iki. Unë nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Do shpalos para anëtarësisë manifestin tim, projekt të ri. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarët”, u shpreh Kadilli.
Gjatë procesit zgjedhor të ditës së djeshme, nuk kanë munguar as akuzat për parregullsi, nga kandidatët Agron Shehaj dhe Edit harxhi, ndërsa kryetari i Këshllit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, e cilësoi si maskaradë.
LULJETA NDOKA
