Izrael, merr fund epoka Netanyahu, zgjidhet qeveria e re
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit....

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, , duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ultra-nacionalisti Naftali Bennett do të drejtojë kabinetin e ri, i përbërë nga parti të majta dhe të djatha. Bennett do të mbajë postin e kryeministrit pak më shumë se dy vjet dhe do të pasohet nga aleati i tij kryesor Yair Lapid.
Parlamenti zgjodhi me 67 vota pro edhe kryetarin e tij të ri, Mickey Levy i partisë centriste Yesh Atid .
Zgjedhja e tij krijoi edhe bazat për miratimin e qeverisë së re të koalicionit.
Netanyahu e bëri të qartë se nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud.
Ai u zotua se do ta sillte përsëri në pushtet partinë e tij duke thënë se do të “vazhdonte misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit”.
