Samiti i NATO-s, Zaev: Moment historik për RMV-në
Kryeministri Zaev e cilëson si historike...

Kryeministri Zaev e cilëson si historike pjesmarrjen për herë të parë si anëtare Fuqiplotë të RMV-së, në samitin e NATO-s. Pret mbështetje nga Bullgaria edhe për hapjen e bisedimeve me BE-në.
“Ky është një moment historik, për vendin tim, është samiti i parë për Maqedoninë e Veriut si anëtare fuqiplotë. Është gjithashtu samiti i parë i NATO-s me 30 shtete anëtare. Një sukses i madh për RMV-në dhe NATO-n. Ky antarësim përforcon stabilitetin e Ballkanit Perendimor. Jemi të përkushtuar në vizionin për një Ballkan si një rajon i paqes, stabilitetit dhe të rrisim prosperitetin ekonomik për vendet tona. Kështu do të sjellim prosperitet dhe benefite ekonomike pr qytetarët tanë. Jemi këtu sot për të rikonfirmuar unitetin tonë, kohezionin dhe solidaritetin. Të përballemi me sfidat e ardhshme, e të krijojmë bashkarisht hapat strategjikë. Të gjitha takimet kanë sjellë benefite për vendin tonë. Nga bisedimet mund të presim vetëm ecje përpara drejt një të ardhme më të mirë. Presim të gjejmë zgjidhje përmes bisedimeve sepse më shumë se 20 vite jemi pjesë e marrëveshjes së stabilizim asociimit, 17 e gjysëm si vend kandidat e presim që Bullgaria të na japë mbështetje dhe të vazhdojmë përpara” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
