Shtëpia e Bardhë: Anëtarët e NATO-s, të fillojnë “paketën ambicioze të nismave”

14.06.2021 12:21

Shtëpia e Bardhë tha se anëtarët e NATO-s duhet të fillojnë....

Shtëpia e Bardhë tha se anëtarët e NATO-s duhet të fillojnë një "paketë ambicioze iniciativash" përpara samitit të sotëm në Bruksel për të siguruar që Aleanca të vazhdojë të ruajë sigurinë deri në 2030 e më tej.

30 anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut duhet të rishikojnë Konceptin Strategjik të NATO-s, i cili përfshin një qëndrim mbi "politikat dhe aktivitetet agresive të Rusisë" dhe "sfidën e Kinës ndaj sigurisë kolektive, prosperitetit dhe vlerave të anëtarëve të saj".

Çështjet në lidhje me kërcënimet transnacionale, të tilla si terrorizmi, sulmet kibernetike dhe ndryshimi i klimës, gjithashtu duhet të rishikohen.Shtëpia e Bardhë shtoi se Koncepti i ri Strategjik do të jetë gati për miratim në Samitin e NATO-s në 2022.