Largimi i platformave në Strugë, pronarët: Kjo mund të bëhej edhe në vjeshtë
Në qytetin e Strugës gjashtë koncesionerë....

Në qytetin e Strugës gjashtë koncesionerë të deritanishëm të plazheve kanë filluar vetë ti largojnë platformat e vendosura pran liqenit, pasi të premten e kalaur pushteti lokal ka marr vendim për largimin e menjëhershëm të tyre.
Kjo ka mundur të bëhet edhe pas sezonit thonë pronarët por meqë ashtu është vendosur tanimë kanë filluar me largimin e platfomave.
“Mendoj se mund të fillohej me largiminpas sezonës edhe atëher do ta bënim të njejtën me largimin. Kemi filluar menjëherë por nuk mund të themi se sa kohë do të duhet për largim, pasi kur i kemi ndërtuar na janë dashur dy apo tre muaj” – tha një pronar.
Largimi i platformave në Strugë, Merko: Kjo u vendos në koordinim me pronarët
Kryetari i Strugës Ramiz Merko tha se bëhet fjalë për aktivitet në shenjë solidarizimi të koncesionerëve strugan me ato të Ohrit, në drejtim të ruajtjes së statusit të rajonit të Ohrit si rajon i mbrojtur nga Unesko.
“Vetë pronarët solidarizohen me pronarët e koncesioneve të Ohrit dhe pikërisht duan që struga të mos jetë dele e zezë por të jetë në bashkëpunim si me pushtetin qëndrorë si me rekomandimet që i kërkon UNESKO-ja. Por ne përveç kësaj përsëri kërkojmë nga qeveria por edhe nga këshilli i UNESKO-s që ne duhet të punojmë ne duhet të jetojmë. ne duhet ta rrisim këtë biznes jot a lëmë shkretir këtë vend. Do të kërkojmë një plan zhvillimor për gjithë qytetin e Strugës” – tha Kryetari i Strugës, Ramiz Merko.
Largimi i platformave në Strugë, Grubi: Po zbatohen rekomandimet e UNESKO-s
Për të mbështetur kreun e Strugës Ramiz Merko në këtë qytet ishte edhe zëvendës kryemisnitri i parë Artan Grubi.
“Qëndrojmë mu në këtë platforë të cilkën vullnetarisht pas bisedave shum të frytshme që i ka zhvilluar kryetari i komunës së Strugës bashk me pronarët e këtyre platformave do të largohet, në përputhje me rekomandimet e UNESKO-s. Këtë punë po e bëjnë në mënyrën më të mirë të munshme, të gjitha autoritetet lokale, bashk edhe me pronarët e bizneseve këtu në strugë në mënyrë që të përputhne kushtet e bizneseve të tyre me kushtet e parapara sipas standardeve të UNESKO-s” – tha Zv.Kryeministri, Artan Grubi.
Grubi: Merko e “pensionoi” Selën politikisht
Zëvendëskryeministri Grubi nga Struga ngacmoi kreun e ASH-së Ziadin Sela, duke ia rikujtuar humbjen në zgjedhjet e fundit lokale nga Ramiz Merko.
“Të gjithë qytetarët janë rreshtuar pas administratës së zotit Merko, bile bile, kanë pensionuar një kryetar partie për gjithmonë, i cili i humbi në vendin e tij” – u shpreh Grubi.
Grubi mohoi se largimi i platformave pran liqenit po bëhet pas reagimeve të shumta të opinionit dhe u shpreh i bindur se bashkëpartiaku i tij Merko do të jetë fitues edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetorë të këtij viti. (Gyltene Sinani, TVM2)
