Maqedoni

Kumanovë, SHMK Eknomike “Pero Nakov”: Drejtime atraktive, në paralelet duale nxënësit marrin ndihmë mujore nga 3.500 denarë

14.06.2021 15:41

Shkolla e mesme komunale Ekonomike “Pero Nakov” në qytetin e Kumanovës...

Shkolla e mesme komunale Ekonomike “Pero Nakov” në qytetin e Kumanovës, paralelet me mësim në gjuhën shqipe ka hapur dyert për regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor 2021/22. Afati i parë për regjistrim ka filluar nga sot dhe do të zgjasë deri 17 Qershor. Drejtori i kësaj shkolle, Elham Ademi, në një prononcim për TVM2, theksoi se për këtë vit shkollor kanë disa risi dhe i fton të interesuarit për tu regjistruar.
 
“Kemi fituar të drejtën e themelimit të paraleleve duale, një në ekonomi dhe një në tekstil, karakteristikë te këto paralele është se nxënësit do të vijojnë mësimin në shkollë pra pjesën teorike, ndërsa një ditë në javë do ta kenë edhe pjesën praktike, kurse e veçanta e gjithë kësaj është se nxënësit do të paguhen, do të kenë mbështetje financiare nga 3.500 denarë në muaj. Numri për regjistrim në këto drejtime është i kufizuar për dallim nga profilet e tjera, vetëm 25 nxënës”, tha për TVM2, Ademi.
 
Gjithashtu për tu regjistruar në këtë paralele, aplikuesit duhet që të kenë sukses shembullorë, apo 60 pikë, kurse në drejtimin teknikë të përpunimit të veshjes aplikuesi duhet të ketë 40 pikë që të plotësojë kushtin për regjistrim.
 
“Ka filluar dita mirë me numrin e regjistrimit, të interesuar ka jemi të kënaqur me numrin e deritanishëm, presim ditëve në vijim ky numër të rritet. Deri në këto çaste kemi arrritur ti regjistrojmë 16 nxënës në të gjitha profilet, numri i aplikuesve sigurisht se është më i lartë se viteve paraprake, vlenë të përmendet se edhe për nga suksesi me nota të shkëlqyeshme kemi aplikant më shum se vitet e kaluara”, tha Ferati.
 
“Sot erdha dhe i dorëzova dokumentet, aplikova në shkollën e mesme ekonomike”, u shpreh një nxënës.
 
“Mendojmë se në të ardhmen fëmijët tnaë do të kanë sukses pasiqë shkolla e mesme ekonomike është e rënësishme kështuqë aplikuam, pa ekonomi nuk mund të mbijetojë shteti”, tha një prind.
 
Shkolla e mesme komunale Ekonomike “Pero Nakov”, për nxënësit ofron vende të lira në dy profilet e saja si teknik të ekonomisë si dhe administrator të biznesit, pastaj në drejtimin e Juridikut, teknik të përpunimit të veshjes me profilet e dizjanimit dhe modelimit të veshjes. Ndryshe kjo shkollë numëron 28 paralele me rreth 300 nxënës.
 
FATLUM AQIFI