LSDM, masat ekonomike të qeverisë dhanë rezultate
Masat e Qeverisë për ndihmë ndaj bizenseve....

Masat e Qeverisë për ndihmë ndaj bizenseve në kohë pandemie dhanë ekfektet e dëshiruara dhe ekonomia vendore aktualisht është e qëndrusheme, thotë deputeti LSDM-së, Kosta Kostandinov. Sipas tij shteti gjatë gjithë periudhës pandemike perms ndihmave të drejpërdrejta ka përshpejtuar rritjen ekonomike dhe një standard më të lartë të jetesës për qytetarët.
“Janë siguruar 5.77 milion euro për 2.204 objekte gastronomike me 11,235 të punësuar, të cilët u mbyllën me vendim të qeverisë si masë për të parandaluar përhapjen e Covid. Nga këto, 2.99 milion euro është mbështetja totale e bazuar në të ardhurat mesatare mujore të llogaritura për 2019 dhe 2020…Përveç kësaj, secila kompani ka përfituar mbështetje prej 15,200 denarë për secilin të punësuar. Masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi kontribuan që pasojat të tejkalohen dhe sot kemi një ekonomi të qëndrueshme, të gjallë dhe dinamike” – tha Konstandin Konstadinov nga LSDM.
VMRO-DPMNE, pushteti po keqpërdorë paratë e qytetarëve
Nga VMRO akuzuan pushtetin se po keqpëdor parat e qytetarëve. Akuzuan kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilgeov se gjatë prokurimit të stolave prej drurit janë paguar trefish më shumë.
“Petre Shilegov shpenzon 500 euro për stola druri tropikale me shtatë dërrasa, ndërsa në një dyqan ose në interneti ato stola druri shiten për 150 euro. Për Shilegov gjithçka është zgjidhur dhe Shkupi nuk ka prioritet tjetër, kështu që vendosi të paguaj 500 euro për një stol, rrespetkivisht 350 euro më shumë... Pra Shilegov paguan një stol tre herë më shtrenjtë. Shilegov është kryebashkiaku më i keq, ai është një shembull i shpenzimit të buxhetit në gjëra të kota duke mos bërë asgjë” – thanë nga VMRO DPMNE.
Nga VMRO mes tjerash kritikuan Shilegovin edhe edhe për shkatrimin gjelbërimit në terrirotrin e komunës. Njëherit i bënë thirrje që të ndaloj me prerjen e drunjëve të cilët shëbrejnë për uljen e ndotjes së ajrit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
