Maqedoni

Deponia me materie të rrezikshme në Ohis, Nuredini: Në korrik do të fillojë pastrimi i lindanit

14.06.2021 17:35

Mbi 13.000 tonelata lindan gjendet në deponinë e vogël në OHIS dhe katër herë më tepër në deponinë e madhe....

Mbi 13.000 tonelata lindan  gjendet në deponinë e vogël në OHIS dhe katër herë më tepër në deponinë e madhe. Në dy deponitë e tjera, njëra në oborrin e fabrikës së mëhershme, ndërsa tjetra  në Pelenicë afër Draçevës, ka mijra tonelata kimikate kancerogjene, por askush nuk di të thotë sa saktësisht është sasia e tyre. Ministri  i ekologjisë, Naser Nuredini thotë  se pastrimi i deponisë së vogël me lindan në ish hapësirat e kompanisë OHIS, pritet të fillojë në korrik. Janë dorëzuar pajisjet për kryerjen e analizave për lindanin në laboratorin shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë. Kjo sipas Nuredinit, do të mundësojë detektimin në kohë të ndotësve.  
 
“Fabrika Ohis dikur ishte jashtë qytetit, por është e qartë se Shkupi është zgjeruar shumë pas tërmetit, si rezultat i të cilit kemi një popullsi përreth fabrikës. Kjo është arsyeja pse unë jam duke njoftuar një pastrim të plotë të deponisë. Ndërkohë ne do të angazhohemi që të informojmë qytetarët që të ndërmarrin të gjitha masat për t’u siguruar nga pastrimi. Sa i takon pastrimit të deponisë së madhe, hap pas hapi,”, tha Naser Nuredini, ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor
 
Insekticidi i rrezikshëm tani më pesë vite është një nga lokacionet më të nxehta ekologjike në kryeqendër. Pastrimi do të bëhet  me ndihmën e pajisjeve të dhuruara nga Instituti i Kimisë nga Mbretëria e Norvegjisë, që kapin një vlerë prej  94,000 dollarësh.
 
“Ne kemi dhuruar 1.5 milion euro për fondin që synon të menaxhojë këtë operacion kompleks pastrimi. Jemi të bindur se me mbështetjen tonë dhe me mbështetjen e komunitetit më të gjerë, kjo çështje e qëndrueshme mjedisore do të zgjidhet. Është e rëndësishme të kemi një monitorim të vendosur mirë të procesit të pastrimit.”, tha Geir Johansen-zv/ ambasador i Norvegjisë.
 
Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara do të punojnë për të rehabilituar tokën e ndotur. UNIDO do të kryejë rehabilitimin fillestar të 450 ton izomere NSN në token e  kontaminuar te  deponia e  vogël te Ohis dhe UNOPS do të jetë përgjegjës për rehabilitimin e kësaj hapësire.
 
SEDAT SELIMI