Maqedoni
Kosovë, Osmani e shkarkon Dakën e emron Radoniqin
14.06.2021 18:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së dhe e ka emruar kryetarin e ri.
Osma e ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Emërimi i gjyqtarit Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në vendimin e presidentes.
Ndërsa në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, thuhet se Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së. Daka në këtë post është emruar nga ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo disa herë kishte kritikuar qëndrimet që Daka ka mbajtur për votën e diasporës, një numër i madh i të cilave janë shpallur të pa vlevshme.
