Ekonomi
KRRE: Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës
14.06.2021 18:34
Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës rritet për 0,50 denarë/liter, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri rriten për 1,00 denarë/liter.
Eurosuper BS-95, do të kushtoj 68.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98, do të kushtoj 70.50 denarë për litër. Eurodizeli do të kushtoj 61.50 denarë për litër dhe vaji ekstra i lehtë do të kushtoj 61.00 denarë për liter.
Çmimet e reja të derivateve do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasë deri të hënën e ardhshme.
