Bruksel, biseda produktive në takimin Biden-Erdogan

15.06.2021 09:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, se ka zhvilluar bisedime "pozitive dhe produktive" me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Të dy liderët u takuan mbrëm në Bruksel pasi morën pjesë në samitin e NATO-s. Biden tha se pas bisedimeve me Erdoganin, ekipet e tyre do të vazhdojnë punën për të zbatuar ato për të cilat janë marrë vesh.

"Unë kam besim se do të bëjmë përparim të vërtetë", tha ai.

Mirëpo të dy liderët nuk dhanë hollësi se për çfarë janë marrë vesh, derisa lista e mospajtimeve mes dy vendeve është e gjatë.

Edhe Presidenti turk Erdogan, u shfaq optimist pas bisedimeve, megjithëse nuk konfirmoi nëse është arritur ndonjë përparim i madh në lidhje me mospajtimet mes dy vendeve për blerjen e armëve ruse nga ana e Turqisë, situatën në Siri dhe Libi si dhe çështje tjera. Ai tha se “bisedimet ishin produktive dhe të sinqerta”.

"Fushat e bashkëpunimit mes nesh janë më të mëdha sesa problemet”, tha Erdogan.