“Covid 19”, mbi 2 miliard vaksina janë administruar në Botë

15.06.2021 10:37

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 miliard...

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 miliard e  388 milion doza të vaksinave anti COVID.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.

India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Britania e Madhe 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara. Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe, vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera. Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza.